Aktualitet

Kati i katërt i shkatërruar tërësisht! Dëme të mëdha në qendrën tregtare, pamjet një ditë pas zjarrit

Gjatë gjithë natës, në godinë kanë qëndruar zjarrfikësit për të parandaluar një tjetër riaktivizim të vatrave.

26 Dhjetor 2023, 09:27 Nga A.B
Kati i katërt i shkatërruar tërësisht! Dëme të
Pallati

LUSHNJE- Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri i një ditë më arë në qendrën tregtare të Lushnjës. Kati i katërt ku ndodhej biznesi është i shkatërruar totalisht, ndërkohë që dëme ka edhe në pjesën tjetër të godinës.

Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s. Gjatë gjithë natës, në godinë kanë qëndruar zjarrfikësit për të parandaluar një tjetër riaktivizim të vatrave.


Ndërkohë, vendngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me kordon sigurie dhe askush nuk lejohet të kalojë.

Zjarri u aktivizua rreth orës 14:40. Si pasojë u rrezikua jeta e shumë njerëzve, të cilët ndodheshin aty për pazar si dhe për të festuar ditën e krishtlindjeve, por dhe banorëve të pallatit 12-katësh. Të frikësuar dhe të panikosur, dy fëmijë të vegjël u ngjitën në tarracën e pallatit. Ata u shpëtuan nga forcat RENEA. Sipas autoriteteve, 39 persona si dhe tre zjarrfikës u dërguan drejt spitalit të Lushnjës për ndihmë mjekësore.

zjarri ne lushnje

Sondazh

Poll