Aktualitet

Aksident i pazakontë në Sarandë/ Motori përplaset me një lopë dhe më pas me makinën, plagoset rëndë 34-vjeçari

34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënde, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. 

26 Dhjetor 2023, 09:54 Nga a.l
Aksident i pazakontë në Sarandë/ Motori përplaset me
Aksident në Sarandë

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dërmish, ndërsa dy persona janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur motori me targe AP538 me drejtuesin Piro Miconi, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin.

Menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, Kristi Leka.

34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënde, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. 

aksident ne sarande

Sondazh

Poll