Aktualitet

Përfunduan në spital, flasin dy zjarrfikësit: Morëm serum, tani do shkojmë sërish në punë

Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se u bllokuan dhe pasi morën surum dhe oksigjen në spital, janë të detyruar që të shkojnë sërish në krye të detyrës.

25 Dhjetor 2023, 21:05 Nga I.A
Përfunduan në spital, flasin dy zjarrfikësit: Morëm serum,
Zjarrfikesit

LUSHNJE- Dy zjarrfikësit që përfunduan në spital në Lushnje, pas asfiksimit nga tymi, kanë shkuar sërish në punë. Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se u bllokuan dhe pasi morën serum dhe oksigjen në spital, janë të detyruar që të shkojnë sërish në krye të detyrës.

 “Patëm problem me frymëmarrjen u bllokuam nga tymi, morëm serum dhe oksigjen, tani do shkojmë përsëri në punë," thanë ata.

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarri ka nisur katin e tretë të qendrës tregtare. 42 janë personat që janë asfiksuar nga zjarri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll