Bota

Përmbytje masive në Gjermani, evakuuohen 400 banorë, zonat më të prekura

Ministër-president i shtetit Thuringia, Bodo Ramelow, tha se shpreson që të gjithë të prekurit nga shiu i dendur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.

26 Dhjetor 2023, 08:11 Nga a.l
Përmbytje masive në Gjermani, evakuuohen 400 banorë, zonat
Përmbytjet në Gjermani

GJERMANI- Përmbytje e shkaktuar nga shirat e dendur në Gjermani kanë prishur jetën e përditshme në disa pjesë të vendit. Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Ministër-president i shtetit Thuringia, Bodo Ramelow, tha se shpreson që të gjithë të prekurit nga shiu i dendur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Po ashtu një shtëpi pleqsh në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve. Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.

Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser. Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë.

permbytje ne gjermani

Sondazh

Poll