Bota

Suedia dënon me burgim të përjetshëm një ish zyrtar iranian/ Teherani: Vendim i padrejtë

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Iranit janë përkeqësuar që nga viti 2019, kur Suedia arrestoi Noury-n për rolin e tij në ekzekutimin masiv dhe torturimin e të burgosurve politikë në vitet 1980.

25 Dhjetor 2023, 22:54 Nga A.TH
Suedia dënon me burgim të përjetshëm një ish zyrtar
Policia

IRAN- Irani bëri të ditur sot se do të vazhdojë të kërkojë lirimin e një ish-zyrtari iranian të dënuar në Suedi me burgim të përjetshëm për një ekzekutim masiv të të burgosurve politikë në Iran.

“Ky vendim i padrejtë dhe i egër nuk i përfundon përpjekjet diplomatike të Iranit për të riatdhesuar dhe liruar këtë shtetas iranian dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe në dispozicion”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani.

Të martën e kaluar, një gjykatë suedeze e apelit la në fuqi vendimin fajtor dhe dënimin e përjetshëm për vrasje dhe krime të rënda kundër ligjit ndërkombëtar për ish-zyrtarin Hamid Noury. Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Iranit janë përkeqësuar që nga viti 2019, kur Suedia arrestoi Noury-n për rolin e tij në ekzekutimin masiv dhe torturimin e të burgosurve politikë në vitet 1980.

Më herët në dhjetor, Irani filloi gjyqin e një shtetasi suedez, Johan Floderus, i punësuar nga BE, i cili akuzohet për spiunazh për Izraelin dhe korrupsion në tokë, një krim që dënohet me vdekje. Grupet e të drejtave dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar Teheranin se po përpiqet përfitojë këmbime politike nga vendet e tjera përmes arrestimeve me akuza sigurie që mund të jenë të sajuara.

nasser kanaani johan floderus

Sondazh

Poll