Bota

Izraeli u refuzon vizat dy zyrtarëve të OKB-së

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen u shpreh se sjellja e Kombeve të Bashkuara nga 7 tetori e tutje është një turp për atë organizatë dhe për komunitetin ndërkombëtar.

25 Dhjetor 2023, 22:16 Nga A.TH
Izraeli u refuzon vizat dy zyrtarëve të OKB-së
Eli Cohen

IZRAEL- Izraeli refuzoi tu japë vizë dy zyrtarëve të OKB-së. Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen njoftoi se ai kishte refuzuar vizat se nuk dëshiron të punojë me ata që janë bashkëpunëtorë të Hamasit.

''Sjellja e Kombeve të Bashkuara nga 7 tetori e tutje është një turp për atë organizatë dhe për komunitetin ndërkombëtar. Duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm që legjitimoi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, deri te Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut që botoi akuza shpifëse dhe të pabaza, dhe deri te UN Ëomen që injoroi përdhunimet ndaj grave për dy muaj izraelitë.

'Mjaft me hipokrizitë e OKB-së. Nuk do të punojmë më me ata që bashkëpunojnë me propagandën e organizatës terroriste Hamas", bëri të ditur Cohen në një postim në platformën X.

Javën e shkuar, Cohen porosity stafin e tij në OKB që të mos miratojnë buxhetin e OKB-së për organizatat që veprojnë në Gazë, pasi janë të përfshira me grupin militant.

eli cohen

Sondazh

Poll