Bota

Aventura e 6 vjeçarit në prag të Krishtlindjeve/ I hipën avionit në Filadelfia dhe zbret në Orlando, gjyshja e priste në Florida (Home Alone)

Një aventurë, ajo e Casper-it të vogël, që të kujton filmin e njohur e 'Home Alone', filmi i vitit 1992 në të cilin Macaulay Culkin shumë i vogël ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një avion që shkon në Nju Jork në vend të Floridës.

25 Dhjetor 2023, 21:52 Nga A.TH
Aventura e 6 vjeçarit në prag të Krishtlindjeve/ I hipën
Home Alone

SHBA- Një djalë 6-vjeçar u fut në avionin e gabuar për shkak të një gabimi të bërë nga një kompani ajrore. Një aventurë, ajo e Casper-it të vogël, që të kujton filmin e njohur e 'Home Alone', filmi i vitit 1992 në të cilin Macaulay Culkin shumë i vogël ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një avion që shkon në Nju Jork në vend të Floridës.

Por në rastin e Casper, fëmija do të duhej të largohej nga Filadelfia, vetëm, për të shkuar në Florida, ku gjyshja e tij po e priste. Kur gruaja nuk e pa nipin e saj të vinte, ajo kërkoi shpjegime nga kompania, Spirit Airlines. Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur. Më pas i thanë se fëmija ndoshta nuk kishte pasur kohë të hipte, por gruaja dëshmoi se nuk ishte e mundur sepse kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmimin se fëmija kishte bërë check-in në aeroport.

“Ata ishin momentet më të këqija të jetës sime,” tha gjyshja e 6 vjeçarit për mediat lokale. Për fat, pas disa orësh ajo mori një telefonatë nga Casper. Nipi i saj i tha se kishte zbritur, por në aeroportin e gabuar, pra në Orlando, më shumë se 200 kilometra larg. Kompania kërkoi falje dhe ofroi rimbursim për fluturimin, ndërsa Casper përfundimisht ishte në gjendje të ribashkohej me gjyshen e tij në kohë për të festuar Krishtlindjet.

home alone

Sondazh

Poll