Bota

Kievi përgënjeshtron Moskën: Në Marinka vijojnë përleshjet mes forcave ushtarake

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun tha se luftimet vijojnë ende dhe se qyteti është shkatërruar.

25 Dhjetor 2023, 21:34 Nga A.TH
Kievi përgënjeshtron Moskën: Në Marinka vijojnë
Ushtar ukrainas

UKRAINË- Ukraina përgënjeshtroi Ministrin rus të Mbrojtjes se Marinka, një komunitet afër Donetskut është marrë nga forcat ruse. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun tha se luftimet vijojnë ende dhe se qyteti është shkatërruar.

“Është e gabuar të thuhet se Marinka u pushtua plotësisht nga forcat ruse. Luftimet për qytetin e Donetskut vazhdojnë dhe ushtarë ukrainas gjenden ende brenda rrethit. Qyteti është shkatërruar plotësisht,” tha ai.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi sot pushtimin total të qytetit përballë presidenti rus Vladimir Putin, në një takim të transmetuar në TV. Lajmi i dhënë nga ministri rus i mbrojtjes u mirëprit nga presidenti rus i cili u shpreh se marrja e Marinkës do të thotë që ushtria ruse mund të zgjerojë operacionet e saj.

oleksandr shtupun sergei shoigu lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll