Aktualitet

Brataj nga Lushnja: Po hapen me forcë të gjitha dyert, kanë mbetur edhe disa banesa për kontroll

Nga ana tjetër ai ka bërë me dije për mediat se fëmijët e transportuar në urgjencë janë të moshave 7, 8 dhe 14 vjeç. 

25 Dhjetor 2023, 18:37 Nga h.k
Brataj nga Lushnja: Po hapen me forcë të gjitha dyert, kanë
Skender Brataj

LUSHNJE- Skëndër Brataj, Shefi i Urgjencës Kombëtare ka folur ditën e sotme rreth ngjarjes në Lushnje, ku një godinë është përfshirë nga zjarri. Sipas Brataj nuk do të ketë pasoja për pacientët të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Nga ana tjetër ai ka bërë me dije për mediat se fëmijët e transportuar në urgjencë janë të moshave 7, 8 dhe 14 vjeç. 

Brataj: Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie… Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit. Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital. Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç.  Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert. 

Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata.

zjarr ne lushnje skender brataj

Sondazh

Poll