Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në katin e fundit të qendrës tregtare në Lushnjë

Pasi flakët u shuan pas 5 orësh punë intensive nga zjarrfikësit, flakët janë rindezur sërish, këtë herë në kat të fundit.

25 Dhjetor 2023, 20:18 Nga I.A
Riaktivizohet zjarri në katin e fundit të qendrës tregtare
Zjarri

LUSHNJE- Zjarri në qendrën tregtare Metropol është riaktivizuar sërish mbrëmjen e sotme. Pasi flakët u shuan pas 5 orësh punë intensive nga zjarrfikësit, flakët janë rindezur sërish, këtë herë në kat të fundit.

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarri ka nisur katin e tretë të qendrës tregtare. 42 janë personat që janë asfiksuar nga zjarri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll