Aktualitet

Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar dhe një italian

Ka qënë një 47-vjeçar italian, ai i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

25 Dhjetor 2023, 19:14 Nga h.k
Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar dhe një italian
Foto ilustruese

ITALI-Një plagosje me thikë në rrethana misterioze ka ndodhur në Itali, ku të përfshirë janë edhe dy shtetas shqiptarë.

Ka qënë një 47-vjeçar italian, ai i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Raportohet në media se ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte plagosur por jo në rrezik për jetën.

47-vjeçari i plagosur është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Gjendja e tij paraqitet e rënduar, ndërsa ende nuk dihet se si ndodhi ngjarja apo lidhjet që kishte me dy shqiptarët.

Hetimet për ngjarjen

Hetuesit kanë marrë në pyetje dy miqtë e 47-vjeçarit me kombësi shqiptare, të cilët e dërguan në spital për ndihmë, dhe dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

sherr me thika plagoset shqiptari

Sondazh

Poll