Bota

Lufta me Hamasin/ Netanyahu zotohet: Do intensifikojmë sulmet në ditët në vijim

Netanyahu i tha parlamentit izraelit se presioni ushtarak kishte dhënë rezultate në lirimin e mëparshëm të dhjetëra pengjeve.

25 Dhjetor 2023, 19:57 Nga A.TH
Lufta me Hamasin/ Netanyahu zotohet: Do intensifikojmë sulmet në
Benjamin Netanyahu

IZRAELI- Kryeministri Benjamin Netanyahu zotohet se Izraeli do të intensifikojë luftën kundër Hamasit në ditët në vijim në një kohë kur faktorie ndërkombëtar I kërkon me ngulm uljen e intensitetit të sulmeve ushtarake. Ai tha në një takim të partisë së tij Likud se trupat që ai takoi gjatë vizitës së tij në Gaza i kishin kërkuar Izraelit të vazhdonte luftimin.

“Të gjithë më kërkuan vetëm një gjë: të mos ndalemi dhe të vazhdojmë deri në fund. Pra, ne nuk ndalemi, vazhdojmë të luftojmë dhe thellojmë luftimet në ditët në vijim dhe do të jetë një luftë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit,” tha kryeministri.

Ndërkohë mediat izraelite dhe arabe thonë se Egjipti ka propozuar një plan për një armëpushim mes dy palëve. Sipas raporteve, plani do të sjellë lirimin me faza të të gjithë pengjeve izraelitë dhe një numri të papërcaktuar të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite gjatë një muaji e gjysmë, duke përfunduar me një pezullim të ofensivës së Izraelit.

Një marrëveshje e mëparshme e përkohshme armëpushimi e negociuar nga Katari bëri që dhjetëra pengje të liroheshin nga Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë. Deri më tani, si Izraeli ashtu edhe Hamasi i kanë rezistuar thirrjeve në rritje për një armëpushim. Por Netanyahu i tha parlamentit izraelit se presioni ushtarak kishte dhënë rezultate në lirimin e mëparshëm të dhjetëra pengjeve.

"Ne nuk do të kemi sukses në lirimin e të gjithë pengjeve pa presion ushtarak," shtoi ai.

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll