Aktualitet

"Rreziku ende nuk ka përfunduar"/ Balla nga Lushnja: Temperatura aty është shumë e lart, kemi krijuar një zonë tampon që zjarri mos të përhapet

Balla ka folur rreth situatës duke bërë me dije se rreziku ende nuk ka përfunduar.

25 Dhjetor 2023, 18:30 Nga h.k
"Rreziku ende nuk ka përfunduar"/ Balla nga Lushnja: Temperatura
Ministri i Brendshem

LUSHNJE-Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë ditën e sotme në Lushnje pranë godinë 12 katëshe e cila u përfshi nga një zjarr masiv. Balla ka folur rreth situatës duke bërë me dije se rreziku ende nuk ka përfunduar.

Sipas tij ka disa vatra të vogla zjarri dhe bëri të ditur se është krijuar një zonë tampon që zjarri mos të përhapet. 

Balla: Nëse do jetë e nevojshme do të dërgohen dhe në një spital tjetër. E para rreziku nuk ka përfunduar, ka ende disa vatra të vogla zjarri dhe aty po punojnë shërbime të zjarrëfikëse të Fierit, Tiranës dhe Durrësit. Temperatura aty është shumë e lartë dhe është krijuar një zonë tampon që zjarri mos të përhapet. Ajo që dua tju them dhe policia ka krijuar një kordon sigurie. Do të ketë një hetim të plotë mes prokurorisë dhe policisë së shtetit. Dua që hetimi të jetë i plotë. Ndërhyrja nga ajri ishte hapi i fundit i sigurisë. Nëse do të ishte e nevojshme për të bërë evakuiim nga tarraca me helikopter, do ta bënim, por RENEA arriti të neutralizojë situatën. Në këtë aspekt, i gjithë zinxhiri shtetëror ka funksionuar në një kohë të mënjehershme dhe zjarri ka qenë në përmasa të mëdha. 

zjarr ne lushnje taulant

Sondazh

Poll