Ngjarje e pabesueshme në Holandë, sulmuesi Tim Pieters i bëri 12 shokët e tij me... 11 mijë euro më të pasur!
HOLANDE - Shënuesi i dy prej tre golave të USV Hercules, në fitoren befasuese kundër Ajax, sulmuesi Tim Pieters atë ditë ...
Klubi KRC Genk ka bërë një ankesë te gjyqtarët profesionistë të futbollit belg, duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes së kampionatit të së shtunës me Anderlechtin, e shënuar me polemika, njofton faqja e radiotelevizionit RTBF.

BELGJIKE - Anderlecht fitoi 2-1 në ndeshjen e së shtunës në Bruksel, falë golit të Andres Dreyer në minutën e 90-të +1.
Klubi flamand i Genk është i tërbuar pas polemikave për penalltinë e humbur nga lojtari i tyre Bryan Heynen në minutën e 23-të. Ai ka njoftuar nëpërmjet një deklarate, se ka paraqitur një ankesë në departamentin e arbitrazhit profesional (PRD).
“Në ndeshjen e së shtunës kundër Anderlechtit, ekipi i arbitrave mori një vendim të gabuar, pas një faze penalltie. Sipas rregullave, kjo penallti duhej të ishte ekzekutuar sërish”,- kanë thënë nënkampionët e Belgjikës, sipas Agerpres.
“Genku ka bërë ankesë në Departamentin e Gjyqtarëve Profesionist lidhur me këtë çështje. Zbatimi i mirë i rregullores dhe riluajtja e ndeshjes janë të vetmet vendime të sakta në këtë rast”,- shkruhet në kërkesë.
Anderlecht haalde het in extremis van Racing Genk met 2-1, maar het gespreksonderwerp was wederom de scheidsrechter... ????#ANDGNK #Verboomen #Delaney #Verschaeren #Sor #Heynen #Schmeichel #Munoz #Leoni #Dreyer #RSCA #JupilerProLeague #Riemer #BrianRiemer #VF #Voetbalflitsen pic.twitter.com/aMhcOiKPm9
— Voetbalflitsen België (@VoetbalflitsenB) December 23, 2023
Në renditje, Genk është në vendin e 7-të, me 31 pikë pas 19 etapash, 16 pikë prapa liderit Union Saint-Gilloise. Anderlecht është në vendin e dytë me 8 pikë prapa Unionit.
B.T (Dosja.al)
HOLANDE - Shënuesi i dy prej tre golave të USV Hercules, në fitoren befasuese kundër Ajax, sulmuesi Tim Pieters atë ditë ...
FRANCE - Pasi njoftoi vitin e kaluar, se nuk ka ndërmend të vazhdojë më te PSG pas verës së 2024-ës, ka qarkulluar opsioni ...
GJERMANI - Në Gjermani futbolli tradicionalisht ndalet në festat e Krishtlindjeve. Në këtë hapësirë, lojtarët e Bayern...
ANGLI - Derbi mes Liverpoolit dhe Arsenalit në “Anfield” përfundoi në barazim (1-1), por fokusi i interesit për kët&...
ANGLI - Të premten e kaluar, Manchester City mundi Fluminense 4-0 në Jeddah, duke fituar Kupën e Botës për Klube, trof...
ANGLI - Rezultatet negative mund të vijnë njëra pas tjetrës, por në kampin e Chelseat tashmë sytë janë kthy...
ANGLI - Hwang Hee-chan i Wolves nuk i ka harruar koreano-jugorët, të cilët udhëtuan deri në Wolverhampton për ta parë at&eu...
ANGLI - Liverpool shpërndau gëzimin e Krishtlindjeve për fëmijët në nevojë. Jurgen Klopp së bashk...
ANGLI - Epoka e Sir Jim Ratcliffe ka nisur te Manchester United, që nga pasditja e 24 dhjetorit, ku miliarderi britanik ka në dorë 25% të kl...
BRAZIL - Në një letër, FIFA paralajmëroi Federatën Braziliane për pasojat e mundshme, nëse vendos të mbajë zgjedhje...