Sport

Shpenzoi gati 1.5 milionë euro! Sulmuesi Harry Kane i Bayern, falënderon me humor hotelin që e priti për katër muaj…

Pasi kaloi katër muaj në hotel, Harry Kane më në fund gjeti një shtëpi në Mynih, ai shfrytëzoi rastin të falënderonte stafin me një prekje humori.

25 Dhjetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Shpenzoi gati 1.5 milionë euro! Sulmuesi Harry Kane i Bayern,

GJERMANI - Nëse disa ishin të shqetësuar se Harry Kane do të kishte vështirësi të përshtatej me mjedisin e tij të ri, pasi kaloi 10 vjet në Tottenham, ata e kishin gabim. 

Që nga ardhja e tij në mesin e gushtit, ai ka shënuar tashmë 25 gola në të gjitha garat në 22 paraqitje, plus tetë asistime. Një përshtatje ekspres, për ata që tashmë ndihen si në shtëpinë e tyre në Bavari edhe pse deri vonë jetonin ende... në hotel! Thuhet se gjatë qëndrimit të tij katër mujor në hotel, sulmuesi Kane ka shpenzuar afro 1.5 milionë euro.

Gjithsesi, ditën e djeshme, sulmuesi anglezi ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale me të gjithë stafin e hotelit për t'i falënderuar, pasi më në fund gjeti një shtëpi. Ai shtoi një tekst, duke bërë pak shaka me shokun e tij të skuadrës Thomas Muller:

"Një falenderim i madh për stafin e hotelit që më bëri të ndihem si në shtëpinë time që nga mbërritja ime në Mynih. Është pjesërisht falë tyre, që arrita të akomodohem sa më mirë. Thomas Muller ishte i shqetësuar se dhoma ime po bëhej shumë e vogël. Kështu që është koha të largohem nga hoteli dhe të vendosem në një vend timin me familjen time."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll