Manchester City gati të firmosë me Messin e ri, është vetëm 17 vjeç!
ANGLI – Manchester City duket se është pranë një blerjeje me një të ardhme të madhe. Sipas Fabrizio Romano, "qytet...
Erzeni mbyll vitin me 21 pikë pas 18 javësh, duke lënë pas Kukësin dhe Teutën. Në anën tjetër, Partizani mbetet i dyti me 32 pikë.

TIRANE - Befasi në javën e 18-të të Superiores në “Air Albania”. Katër ditë pas fitores së Superkupës së Shqipërisë, Partizani zhgënjen.
Skuadra shijakase e Erzeni i shkakton humbjen e dytë “Demave” të kryeqytetit, të cilët i mundi me rezultatin 2-1 në përballjen e fundit të vitit 2023.
Kampionët regjistrojnë ndeshjen e shtatë radhazi në kampionat pa fitore, teksa pas 6 barazimesh, në javën e fundit të fazes së dytë, munden në shtëpi.
Erzeni arriti që të shënojë i pari që në të 12-ën me Mihanën, që realizoi një gol mjaft të bukur spektakolar nga e majta. Të kuqtë reaguan menjëherë, teksa 5 minuta pas golit Maguette goditi traversën.
Në të 38-ën, Hadroj ndërhyri ndaj Zekës. Gjyqtari kërkoi ndihmën e VAR-it dhe pasi pa pamjet sinjalizoi penallti. Nga pika e bardhë, Karimahnovic u tregua i saktë, duke realizuar të dytin për shijakasit.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Partizanin, që gjeti golin me Bintsuoka në të 53-ën. Dy minuta më vonë, kampionët në fuqi fituan një 11-metërsh, teksa Tedi Cara u ndal nga Hasanbelli, duke shpërdoruar një rast ideal për të barazuar.
Erzeni e kontrolloi mirë lojën në vijim dhe mori 3 pikët, që e nxjerrin nga zona e rënies dhe e mbyll vitin me 21 pikë pas 18 javësh, duke lënë pas Kukësin dhe Teutën. Në anën tjetër, Partizani mbetet i dyti me 32 pikë.
B.T (Dosja.al)
ANGLI – Manchester City duket se është pranë një blerjeje me një të ardhme të madhe. Sipas Fabrizio Romano, "qytet...
TIRANE - Tirana shpartalloi Egnatian në ndeshjen e fundit për këtë vit, duke fituar 0-5 në Rrogozhinë. Bardheblutë e mbyllin ...
GJERMANI - Belgu Thomas Meunier zbuloi për RTBF sanksionet e vendosura nga Borussia Dortmund ndaj lojtarëve që shtojnë peshë gjat&eum...
GJERMANI - Mbrojtësi italian nënshkroi për Unionin më 1 shtator, pas ndarjes me Juventusin dhe u prit me një entuziazë...
SPANJE - Mediat spanjole kanë zbuluar se çfarë transferimi dëshiron të bëjë italiani Carlo Ancelotti. Real Madrid ës...
ITALI - Pjesa e parë e ndeshjes Roma-Napoli, e cila u mbyll në barazim 0-0, ishte mjaft e tensionuar, me gjyqtarin Andrea Colombo që trego...
GJERMANI - Pas më shumë se 7 vitesh (2015-2023), Emil Forsberg do të largohet nga RB Leipzig për të kaluar te MLS në New York Re...
ITALI - Katër futbollistë interistë dhe po kaq juventinë janë midis lojtarëve që paguhen më tepër në Serin&e...
TAXHIKISTAN - Ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore kanë një histori të pasur të përdorimit të futbolli...
TURQI - Bëhet fjalë për Besiktas-in, ekip që tekniku rumun 78-vjeçar e ka trajnuar edhe në periudhën korrik 2022 - maj 20...