Sport

ZYRTARE / Jim Ratcliffe hyn në “mbretërinë” e Manchester United…

Manchester United njoftoi këtë të dielë pasdite investimin 25% të Jim Ratcliffe te “Djajtë e Kuq”, pronar edhe i OGC Nice.

24 Dhjetor 2023, 21:09 Nga DOSJA

ZYRTARE / Jim Ratcliffe hyn në “mbretërinë” e

ANGLI - Siç u njoftua më 17 nëntor, Jim Ratcliffe, bosi i INEOS, i cili është pronar i OGC Nice, hyn zyrtarisht në “mbretërinë” e Manchester United. 

“Sir Jim Ratcliffe do të blejë 25% të aksioneve të klasit B të Manchester United dhe deri në 25% të aksioneve të klasit A ​​të Manchester United dhe do të sigurojë një shtesë prej 300 milionë dollarësh për të mundësuar investimin e ardhshëm në “Old Trafford”.

Finalizimi i kësaj marrëveshje është subjekt i marrjes së të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore, në veçanti nga Premier League”,- njoftoi klubi i Manchester United në një njoftim për shtyp.

“Ne jemi këtu për një afat të gjatë dhe e kuptojmë se na presin shumë sfida dhe punë të palodhur, të cilave do t'u qasemi me rigorozitet, profesionalizëm dhe pasion. 

Ne jemi të përkushtuar të punojmë me të gjithë në klub, bordin, stafin, lojtarët dhe tifozët, për të ndihmuar klubin të ecë përpara. Ambicia jonë e përbashkët është e qartë: ne të gjithë duam ta shohim Mançester Junajtid aty ku i takon, në krye të futbollit anglez, evropian dhe botëror”,- njoftoi 71-vjeçari në faqen zyrtare të klubit.

Kjo hyrje në futbollin anglez, për 1.4 miliardë euro, bëhet e ditur ndërkohë që klubi po përjeton një krizë sportive. “Djajtë e Kuq” janë në vendin e tetë në Premier League dhe janë eliminuar nga të gjitha kompeticionet evropiane, pasi kanë përfunduar në fund të grupit të tyre të Champions League pas Bayern Munich, Copenhagen dhe Galatasaray. 

Pas humbjes ndaj West Ham (0-2) të shtunën, në karrigen e nxehtë duket të jetë edhe trajneri Erik ten Hag.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll