Sport

LAUREATET/ Ilir Daja “Trajneri i Vitit”, Kosova shpall më të mirët e 2023-it…

Trajneri kryeqytetas Ilir Daja, i cili drejton skuadrën e Ballkanit, është vlerësuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në mbrëmjen gala “Laureatët”, të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

25 Dhjetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

LAUREATET/ Ilir Daja “Trajneri i Vitit”, Kosova shpall më

KOSOVE - Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja mori çmimin “Trajneri i Vitit”, si vlerësim për punën fantastike që ka bërë te Ballkani i Suharekës, skuadër e cila fitoi titullin kampion, por mbi të gjitha ishte pjesë në fazën e grupeve të Conference League-s.

Kujtojmë që Ballkani i Dajës është në krue të Superligës së Kosovës edhe në përfundim të gjysmës së parë të sezonit futbollistik 2023-2024. Çmimin Ilir Dajës ia dorëzoi trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli.

“Ndihem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm,- tha fillimisht Daja. - Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët, që janë aktorët kryesorë, me presidentin Kabashi dhe me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”.

Ja dhe fituesit e çmimeve të tjera:

LAUREATET/ Ilir Daja “Trajneri i Vitit”, Kosova shpall më

LAUREATET/ Ilir Daja “Trajneri i Vitit”, Kosova shpall më

LAUREATET/ Ilir Daja “Trajneri i Vitit”, Kosova shpall më

LAUREATET/ Ilir Daja “Trajneri i Vitit”, Kosova shpall më

LAUREATET/ Ilir Daja “Trajneri i Vitit”, Kosova shpall më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll