Sport

SKANDALI/ Napoli “harron” trajnerin në Romë! Mazzarri kthehet me taksi në agim…

Natë surreale pas Roma - Napoli për trajnerin Waler Mazzarrin

24 Dhjetor 2023, 22:12 Nga DOSJA

SKANDALI/ Napoli “harron” trajnerin në Romë! Mazzarri

ITALI - 23 dhjetori ishte ndoshta një nga të shtunat më të këqija në historinë e Napolit.  Ose më fatkeqja. 

Ajo që dukej e mirë në fillim, me rinovimin miliona dollarësh të Osimhen përfundoi në dramë: humbja (2-0) në Romë në 'Derby del Sole', dy të përjashtuar (Politano dhe vetë Osimhen), dy të lënduar (Natan dhe Lobotka) dhe kaosi i minutës së fundit, që përjetoi Walter Mazzarri, trajneri i 'azzurro'.

Dhe, sipas asaj që është filmuar nga kamerat e ‘CalcioNapoli24’ dhe rikonstruktuar nga media napolitane dhe ‘Repubblica’, autobusi i Napolit është larguar nga stadiumi “Olimpico” i Romës pa teknikun e tyre. Mesa duket, intervistat dhe angazhimet e trajnerit bënë që klubi të vendoste të largohet pa Mazzarrin.

Trajneri Mazzarri ka mbetur i vetëm pas ndeshjes në stadiumin “Olimpico”, duke tentuar të organizojë kthimin e tij, ndërkohë që kamerat italiane e kanë regjistruar. Thirrje të shumta dhe vetmi në parkingun e stadiumit. 

Trajneri i Napolit, me valixhet e tij, priti ardhjen e një taksie që e ktheu në Campania, nga Roma plot 226 kilometra. Dhe mbërrtja ishte në agim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll