Bota

Rritet numri i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë ofensivës në Gazë

Të 14-të ushtarët izraelitë u vranë të premten dhe të shtunën gjatë betejave në Gazën qendrore dhe jugore. Sipas ushtrisë izraelite, katër ushtarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një raketë kundërtanke. Të tjerët u vranë gjatë luftimeve sporadike.

24 Dhjetor 2023, 14:01 Nga a.l
Rritet numri i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë
Ushtaret

GAZA- Katërmbëdhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në Rripin e Gazës gjatë fundjavës, tha ushtria izraelite të dielën. Ditët e fundit kanë qenë disa prej ditëve kur janë zhvilluar betejat më të përgjakshme që kur Izraeli nisi ofensivën ushtarake, dhe janë sinjal se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania – ende po reziston pavarësisht javësh të luftimeve brutale.

Të 14-të ushtarët izraelitë u vranë të premten dhe të shtunën gjatë betejave në Gazën qendrore dhe jugore. Sipas ushtrisë izraelite, katër ushtarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një raketë kundërtanke. Të tjerët u vranë gjatë luftimeve sporadike.

Me vdekjen e ushtarëve gjatë fundjavës, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga nisja e ofensivës në Gazë ka arritur në 153./ REL 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll