Sport

Portieri Tatarusanu turpërohet për së dyti te sauditët, pësoi pesë gola në 20 minuta…

Tatarusanu, në 17 ndeshjet e kampionatit saudit në të cilat ka luajtur për Abha, ka pësuar 45 gola.

24 Dhjetor 2023, 11:30 Nga DOSJA

Portieri Tatarusanu turpërohet për së dyti te sauditët,

ARABIA SAUDITE - Ciprian Tatarusanu dhe Abha, skuadra për të cilën luan ish-portieri i Milanit i kombëtares rumune, kanë pësuar humbjen me rezultatin më të thellë në kampionatin e Arabinë Saudite.

Ekipi i tij ka marrë shtatë gola në ndeshjen me Al-Hilal, skuadër në të cilën është regjistruar edhe Neymar, i cili duke qenë i dëmtuar nuk luajti. Abha humbi 0-7. Loja ishte një makth i vërtetë për portierin rumun, i cili pësoi pesë gola në 20 minutat e fundit të takimit.

Për Al-Hilal shënuan Sergej Milinkovic-Savic në minutat 18, 79 dhe 90+5, Aleksandar Mitrovic në minutën e 25-të, Al Dawasari në minutën e 72-të, Kanno në minutën e 82-të dhe Ruben Neves në minutën e 86-të.

Rezultati i mbrëmshëm është turpi i dytë që Tatarusanu dhe skuadra e tij kanë përjetuar këtë sezon, pasi humbën një tjetër duel me rezultatin 0-6, kundër Al-Ahli, në fund të nëntorit.

Abha është e 16-ta në Arabinë Saudite me 14 pikë të grumbulluara nga 18 ndeshje të luajtura. Skuadra ka mbrojtjen më të dobët në kampionat, duke pësuar 48 gola që nga fillimi i sezonit, dhe Tatarusanu kishte vetëm dy ndeshje në të cilat nuk pësoi gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll