Sport

UEFA do të vendosë në shkurt për rastin e Barcelonës & CO…

Sanksioni i mundshëm ndaj Barçës do të zgjidhet në muajin e dytë të vitit 2024

24 Dhjetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

UEFA do të vendosë në shkurt për rastin e Barcelonës

ZVICER - Të premten mbrëma, thashethemet ndodhi si flakë pas publikimit nga Gjermania për një sanksion të mundshëm ndaj Barcelonës nga UEFA për mosrespektimin e “fair-play”-it financiar. Citimi i informacionit fliste për disa llogari më shumë se të dyshimta në lidhje me rritjen e të ardhurave që ka pasur klubi katalanas, përveç lëvizjeve të zakonshme të një klubi futbolli.

A duhet të shqetësohet Barcelona për një sanksion të mundshëm të UEFA-s? Siç raportohet nga “Marca”, Barcelona së bashku me nëntë klube të tjera evropiane të nivelit të lartë, përfshirë PSG, Manchester City dhe Milan, janë duke u hetuar për mospërputhje me rregulloret financiare të vendosura nga UEFA, për të qenë në gjendje të marrin pjesë në garat e tyre.

Barcelona tha dje se nuk di asgjë për këtë situatë, por “Marca” është në gjendje të sigurojë që zgjidhja e çështjes, ajo e entit Barça dhe ajo e pjesës tjetër të ekipeve nën hetim, të arrijë në muajin shkurt. Ajo që po ndodh tani janë thashetheme, apo rrjedhje të bëra me ndonjë qëllim dhe që mbërrijnë të nesërmen e vendimit të Gjykatës Europiane për pozitën dominuese të UEFA-s .

Gazeta gjermane e së dielës “Welt am Sontang” foli në faqen e saj të internetit për situatën delikate të Barcelonës me fjalë të supozuara nga disa drejtues të UEFA-s, të cilët e përshkruan menaxhimin ekonomik si katastrofik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll