Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Victor Osimhen rinovon kontratën deri në 2026 me Napolin...

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen (24) ka nënshkruar një kontratë të re me Napolin, kampionin në fuqi në Serie A. Ai tani është i lidhur me klubin napolitan deri në qershor 2026.

24 Dhjetor 2023, 02:05 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Sulmuesi Victor Osimhen rinovon kontratën deri në 2026 me

ITALI - Fillimisht nën kontratë me Napolin deri në qershor 2025, Victor Osimhen ka vendosur të zgjasë edhe një sezon, deri në vitin 2026. Lajmi është zyrtarizuar pasditen e së shtunës në rrjetet sociale të klubit. 

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, një klauzolë lirimi prej 130 milionë euro do të ishte përfshirë në rinovimin e kontratës së ndërkombëtarit nigerian (27 ndeshje, 20 gola).

I mbërritur në shtator 2020 në Napoli nga Lille, Osimhen shënoi 67 gola dhe dha 17 asistime në 118 ndeshje me napolitanët. Një arkitekt i madh i titullit sezonin e kaluar, sulmuesi 24-vjeçar u votua si lojtari më i mirë afrikan i vitit 2023.

Pavarësisht statistikave të tij (8 gola dhe 3 asistime në 17 ndeshje), ish-lojtari i Wolfsburgut, pati një fillim të komplikuar të sezonit, karakterizuar nga tensione me ish-trajnerin e tij, Rudi Garcia, por edhe me partnerët e tij.

Për fat të keq, rinovimin e kontratës me napolin, sulmuesi nigerian Victor Osimhen, e “festoi” me një karton të kuq të marrë në ndeshjen e djeshme nga Romës. Ai mori dy kartona të verdhëve në 13 minuta (73' dhe 86').

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll