Sport

VIDEO/ Beckham, koleksioni 'Fuoriserie DB Essentials' i Maseratit, ka firmën e tij…

Pas futbollit, David Beckham lë gjurmë edhe në makina. Koleksioni "Fuoriserie DB Essentials" i Maserati mban firmën e tij.

24 Dhjetor 2023, 10:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Beckham, koleksioni 'Fuoriserie DB Essentials' i Maseratit, ka

ITALI - David Beckham pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike është përfshirë në shumë gjëra të ndryshme. Dashuria e asit veteran për makinat është e njohur.

Me rastin e mundësisë, që Maserati u jep klientëve të saj për të krijuar makinën e tyre të personalizuar, Beckham la të lirë imagjinatën e tij dhe dizajnoi koleksionin "Fuoriserie DB Essentials".

I frymëzuar nga Maserati Ghibli coupé i vitit 1967 dhe Maserati Quattroporte Royale i vitit 1986, ish-futbollisti anglez zgjodhi ngjyrën jeshile të errët në versionin e parë dhe blu në të dytin për të zbukuruar pjesën e jashtme të makinave. 

Këto konfigurime janë të disponueshme sipas kërkesës në supermakinën MC20 dhe SUV Grecale. Videoja e Maserati MC20 Notte konfirmon shijen e David Beckham në dizajnin e koleksionit Maserati.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll