Sport

Drejtori sportiv i PSG-së, portugezi Luis Campos, largohet nga Celta Vigo…

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, i cili ishte drejtor edhe te Celta Vigos, ndërpreu bashkëpunimin me klubin spanjoll, i 18-ti në Liga.

23 Dhjetor 2023, 21:58 Nga DOSJA
Drejtori sportiv i PSG-së, portugezi Luis Campos, largohet nga Celta

SPANJE - Ai nuk e ka më ‘kapelën’ e dyfishtë. Këtë të shtunë, klubi spanjol Celta Vigo njoftoi me anë të një komunikate për shtyp, se rruga e tij po ndahej me atë të drejtorit sportiv Luis Campos.

Ndërkohë, Luis Campos ruan rolin e tij si drejtor sportiv i PSG-së. Në perëndim të Spanjës, portugezi e mbante këtë pozicion brenda klubit galician që nga marsi i vitit 2022. Në afatin kalimtar dimëror të klubit ai nuk do të ketë asnjë funksion te Celta Vigo.

“Largimi i portugezit nuk do të ndikojë në planifikimin e afërt sportiv me një strukturë që do të drejtohet nga inkorporimi i një drejtori të ri futbolli, me një rol dhe model të ndryshëm nga ai i Campos, pasi ky i fundit do të jetë i pranishëm ditë pas dite”,- njoftoi klubi që aktualisht renditet i 18-ti në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll