Sport

VIDEO/ Inter-Lecce 2-0, Bisseck dhe Barella e kthejnë Juven në -4 pikë…

Me një gol në çdo pjesë, zikaltrit kalojnë stërvitjen e Salentos dhe i përgjigjen bardhezinjve fitimtarë në Frosinone. Asllani i pa fat, Falcone bëri një pritje mrekulli… Ramadani 90 minuta në fushë me Leccen

23 Dhjetor 2023, 20:43 Nga DOSJA

VIDEO/ Inter-Lecce 2-0, Bisseck dhe Barella e kthejnë Juven në -4

ITALI - Në ndeshjen e 17-të të Serisë A, Interi mundi Leccen 2-0 dhe e kthen Juventusin në -4 pikë në renditje, ndërsa Milani i vendit të tretë bie në -11. 

Pa Lautaro Martinez, zikaltërit kanë për të falënderuar Bisseck dhe Barella: mbrojtësi gjerman shënoi golin e parë në Serie A me pjesën e pasme të kokës (43'), pasi goditi traversën pak më parë. 

Lojtari i kombëtares italiane Barella (78’) e mbyll ndeshjen, pas një take të shkëlqyer nga Arnautovic, duke mos gabuar ballë për ballë me Falcone, më i miri i lojtarëve të Salentos me një seri pritjesh të jashtëzakonshme. Mesfushori Ylber Ramadani, i Kombëtares kuqezi, luajti 90 minuta ne radhët e Lecces. 

Në finale ka thuajse lavdi edhe për Pavardin dhe Asllanin, që erdhën nga pankina, por Falcone fillimisht bën mrekulli mbi francezin nga disa hapa dhe më pas përsërit veten ndaj shqiptarit të Kombëtares kuqezi, që provon një bombë nga distanca. 

Tani djemtë e Inzaghit mund të shijojnë Krishtlindjet, por pa festuar shumë: në datën 29 është ndeshja e komplikuar jashtë fushe në Marassi me Genoan për të mbyllur një 2023 të shkëlqyer. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll