Sport

HISTORIKE! Rebecca Welch gjyqtarja e parë femër në Premier League...

Rebecca Welch u bë gjyqtarja e parë femër që drejton një ndeshje të Premier League këtë të shtunë pasdite. Ajo ishte gjyqtarja në Fulham-Burnley, për ditën e 18-të të kampionatit.

23 Dhjetor 2023, 19:56 Nga DOSJA

HISTORIKE! Rebecca Welch gjyqtarja e parë femër në Premier

ANGLI - Kjo e shtunë e 23 dhjetorit do të hyjë në historinë e Premier League. Rebecca Welch u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të Premier League. 

Ishte ajo që drejtoi takimin mes Fulhamit dhe Burnley-t, në “Craven Cottage”, për ditën e 18-të të kampionatit. Anglezja 40-vjeçare kishte gjykuar tashmë, por si arbitre e katërt, gjatë ndeshjes mes Fulham dhe Manchester United (0-1), nëntorin e kaluar.

Në vitin 2021, ajo u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje EFL (Liga angleze e futbollit), duke gjykuar ndeshjen e Divizionit të Katërt midis Harrogate dhe Port Vale. Që atëherë, ajo ka drejtuar në kampionatin (divizioni i dytë), FA Cup dhe gjatë Kupës së Botës për femra verën e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll