Bota

Netanyahu falenderon Biden për rezolutën: Izraeli do e vazhdojë luftën deri në fund

SHBA shprehu shqetësimin se rezoluta fillestare që u paraqit të hënën nuk parashikonte dënimin e Hamasit për sulmet në 7 tetor.

23 Dhjetor 2023, 22:26 Nga A.TH
Netanyahu falenderon Biden për rezolutën: Izraeli do e vazhdojë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi sot një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Reuters raporton se kryeministri izraelit shprehu vlerësimin për qëndrimin e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në deklaratë thuhet se Netanyahu gjithashtu e bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të përmbushen plotësisht të gjitha objektivat e tij.

Një ditë më parë u miratua rezoluta e Këshillit të Sigurisë e cila theksonte shpërndarjen e gjerë dhe të menjëhershme të ndihmave në Gazë. Një tjetër pikë parashikonte krijimin e kushteve për një armëpushim të qëndrueshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

SHBA shprehu shqetësimin se rezoluta fillestare që u paraqit të hënën nuk parashikonte dënimin e Hamasit për sulmet në 7 tetor. Por pavarësisht se SHBA i ka dhënë një dorë në përpara presionit të faktorit ndërkombëtar, por njëkohësisht i ka kërkuar Izraelit që të ulë intensitetin e sulmeve në mënyrë që të ulet numri i viktimave civile.

benjamin netanyahu joe biden

Sondazh

Poll