Bota

Pas veriut të Gazës, Izraeli do të nisë bombardimet në jug

Ministri i Mbrojtjes u zotua gjithashtu për më shumë sulme në jug të Khan Younis, duke thënë se së shpejti do të duket si qyteti i shkatërruar i Beit Hanoun dhe lagjja e qytetit të Gazës, Shujaiya.

23 Dhjetor 2023, 21:18 Nga A.TH
Pas veriut të Gazës, Izraeli do të nisë bombardimet në
Lufta

GAZA- Ministri i Mbrojtjes dhe ish-ministri, të cilët përbëjnë kabinetin për luftën, vizituan sot Gazën veriore, por bënë të ditur se sulmet tani do të fokusohen në jug. Ministri i Mbrojtjes u zotua gjithashtu për më shumë sulme në jug të Khan Younis, duke thënë se së shpejti do të duket si qyteti i shkatërruar i Beit Hanoun dhe lagjja e qytetit të Gazës, Shujaiya.

“Çdo shtëpi që është qëlluar, kudo ku ka pasur terrorizëm do të çmontohet”, deklaroi ai.

Ministri shtoi se kjo do të bëhet në mënyrë që banorët e jugut të mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Pak ditë më parë autoritetet izraelite deklaruan se shumë shpejt IDF do të ulë intensitetin e sulmeve dhe do fokusohet vetëm tek terroristët dhe udhëheqësit e tyre dhe se banorët e veriut të Gazës do të ktheheshin në shtëpi.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll