Bota

Humb kontaktet me grupin, Hamasi hedh dyshime: Pesë pengje janë vrarë nga forcat izraelite

Ushtria izraelite bëri të ditur sot se trupat arrestuan qindra militantë në Gaza gjatë javës së kaluar dhe transferuan më shumë se 200 prej tyre në Izrael për marrje në pyetje të mëtejshme.

23 Dhjetor 2023, 20:52 Nga A.TH
Humb kontaktet me grupin, Hamasi hedh dyshime: Pesë pengje janë
Foto Ilustruese

GAZA- Hamasi ka lëshuar se ka humbur kontaktet me grupin përgjegjës për pesë pengje izraelite që mbahen peng në Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve izraelite.

“Grupi beson se pengjet u vranë gjatë një sulmi izraelit”, citohet të jetë shprehur Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, brigadave Izz ad-Din al Qassam.

Ndërkohë, ushtria izraelite bëri të ditur sot se trupat arrestuan qindra militantë në Gaza gjatë javës së kaluar dhe transferuan më shumë se 200 prej tyre në Izrael për marrje në pyetje të mëtejshme. Ushtria tha se më shumë se 700 persona me lidhje të dyshuara me grupet militante Hamas dhe Xhihadin Islamik janë dërguar deri më tani në burgjet izraelite.

lufta izrael-palestine abu ubaida

Sondazh

Poll