Bota

Irani kundërshton SHBA-në se mbështet grupin Houthi për sulmet në Detin Keq

Sot, një cisternë e produkteve kimike me flamur liberian u bë anija më e fundit e goditur, megjithëse sulmi ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.

23 Dhjetor 2023, 21:04 Nga A.TH
Irani kundërshton SHBA-në se mbështet grupin Houthi për
Sulmet

IRANI- Teherani mohoi pretendimet e Shteteve të Bashkuara se është thellësisht i përfshirë në sulmet e rebelëve Houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit të shtunën hodhi poshtë akuzat, duke thënë se Houthi-t po vepronin vetë.

“Kjo është në përputhje me mbështetjen materiale afatgjatë të Iranit dhe inkurajimin e veprimeve destabilizuese të Houthi-ve në rajon", deklaroi ai.

Shtëpia e Bardhë tha se analiza vizuale tregoi pothuajse karakteristika identike midis dronëve KAS-04 të Iranit dhe automjeteve pa pilot të përdorura nga Houthi-s, si dhe karakteristika të qëndrueshme midis raketave iraniane dhe Houthi. Al Jazeera, duke raportuar nga Xhibuti, tha se Houthis kanë pohuar se ata kanë zhvilluar objektet e tyre të inteligjencës gjatë viteve dhe janë provuar të jenë mjaft efektive.

“Megjithatë, zyrtarët amerikanë po këmbëngulin që Houthi-t nuk kanë radarë dhe se ata mbështeten në teknologjinë e ofruar nga Irani. Përndryshe, këto raketa që hidhen nga Houthi thjesht do të binin në ujë”, thuhet në raportimin e medias së njohur.

Sot, një cisternë e produkteve kimike me flamur Liberian u bë anija më e fundit e goditur, megjithëse sulmi ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup. Firma britanike e sigurisë detare Ambrey dhe Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thanë se anija u godit nga një mjet ajror pa pilot 200 km në jugperëndim të Veraval, Indi. Uashingtoni në fillim të kësaj jave njoftoi nisjen e një force shumëkombëshe, që përfshin më shumë se 20 vende, për të mbrojtur anijet që kalojnë tranzit në Detin e Kuq.

houthi ukmto

Sondazh

Poll