Sport

Pa fitues sfida në Kurbin! Laçi shmang humbjen, Kukësi arrin barazimin e pestë...

Pas kësaj ndeshje, Laçi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë ndërsa Kukësi renditet i teti me 19 pikë.

23 Dhjetor 2023, 18:33 Nga DOSJA

Pa fitues sfida në Kurbin! Laçi shmang humbjen, Kukësi arrin

KURBIN - Nuk ka fitues në sfidën mes Laçit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

90 minutat e këtij takimi prodhuan një barazim 1-1, rezultat i cili mund t’u qëndrojë pak ngushtë verilindorëve duke qenë se ishin ata që kaluan në avantazh që në minutën e parë me Rivas. Këtij të fundit iu dhurua një top pranë zonës së kurbinasve dhe ai me lehtësi mposhti portierin Dajsinani.

Miqtë e kontrolluan më pas ndeshjen dhe qëndruan në avantazh deri në minutën e 84-t kur Sobowale ndëshkoi portierin Tafas me një gjysmë kthesë brenda zonës. Por, goli pati nevojë për konfirmimin e VAR që vonoi pak, por në fund goli i sulmuesit të Laçit u konfirmua.

Minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar sërish rezultatin që mbeti i barabartë 1-1. Pas kësaj ndeshje, Laçi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë ndërsa Kukësi renditet i teti me 19 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll