Sport

VIDEO/ Juventusi thyen Frosinonen dhe i bën presion Interit...

Juventusi kalon me sukses Frosinonen, të cilin e mposhti 3-1.

23 Dhjetor 2023, 18:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Juventusi thyen Frosinonen dhe i bën presion Interit...

ITALI - Skuadra e Max Allegrit e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 18-vjeçarit Kenan Yildiz (12’). Sulmuesi turk shënoi një gol tepër të bukur në ndeshjen e parë, si titullar me rekordmenët e futbollit italian. Në këtë ndeshje të javes së 17-të bardhezinjtë fituan 3-1 ndaj Frosinones.

Vendasit barazuan rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me anë të Jaime Baez Stabile (51’), i cili iu shkëput bukur mbrojtjes bardhezi. Gjithsesi, “Zonja” gjeti golin e fitores me Dusan Vlahovic, nëntë minuta përpara fundit. Sulmuesi i ardhur nga stoli, realizoi me kokë pas krosimit të Weston McKennie.

Ky i fundit u ndal nga traversa pak minuta më parë. Vlahovic realizoi sërish një minutë përpara fundit, por goli u anulua nga VAR-i. Juventusi ngjitet në kuotën e 40 pikëve, duke e shkurtuar në një pikë distancën me Interin kryesues. Frosinone mbetet në kuotën e 19 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll