Aktualitet

Aksident në aksin Tepelenë- Levan, plagosen dy fëmijë, transportohen me urgjencë drejt spitalit të Fierit

Burime bëjnë me dije se nga përplasja e makinave janë plagosur dy fëmijë, të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

23 Dhjetor 2023, 20:25 Nga I.A
Aksident në aksin Tepelenë- Levan, plagosen dy fëmijë,
Foto Ilustruese

LEVAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Fier. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur '24 orëshi'. 

Burime bëjnë me dije se nga përplasja e makinave janë plagosur dy rëndë fëmijë, të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore. Njëri prej tyre, 3 vjeç, është më rëndë dhe është futur në sallë të operacionit.

 

Ndërkohë që numri në total i të plagosurve nga aksidenti është 7 persona. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes së rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

aksident ne aksin tepelene-levan

Sondazh

Poll