Aktualitet

Mjegull e dendur në disa qytete të vendit, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

23 Dhjetor 2023, 11:33 Nga r.ll
Mjegull e dendur në disa qytete të vendit, vështirësohet
mjegulla

DIBËR-Që nga orët e para të mëngjesit, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin Ura e Çerenecit- Maqellarë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Prani të mjegullës kishte edhe në disa segmente rrugore në qytetin e Bulqizës. 

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Gjithashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë. Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin.

mjegull e dendur ne shqiperi

Sondazh

Poll