Aktualitet

Makina përplas motorin në Korçë, 36-vjeçari dërgohet në spital

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

23 Dhjetor 2023, 15:04 Nga r.ll
Makina përplas motorin në Korçë, 36-vjeçari
foto ilustruese

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur rreth një orë më herët në Korçë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacionit policor, një makinë tip "Audi" ka përplasur një motor me drejtues një 36-vjeçar, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll