Aktualitet

Shkaktoi aksidentin në zonën e Selitës në Tiranë, gjobitet polici (EMRI)

Sipas dëshmisë së policit, aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin e automjetit.

23 Dhjetor 2023, 11:53 Nga r.ll
Shkaktoi aksidentin në zonën e Selitës në Tiranë,
pamje nga aksidenti

TIRANË- Efektivi i policisë, Izidor Heta që dyshohet se ishte shkaktar i aksidentit të mbrëmshëm në Selitë, ku përplasi makinën e Gardës me të cilën po shoqërohej djali i gjyqtares Irena Gjoba, është gjobitur nga policia. 

Sipas raportimeve, policia rrugore i ka sekuestruar edhe automjetin, me të cilin shkaktoi aksidentin. Sipas dëshmisë së policit, aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin e automjetit.

Burimet thonë se ngjarja nuk plotëson kushtet për procedim penal pasi nuk ka asnjë të lënduar, pra nuk janë kryer veprime procedurale për t'u referuar në prokurori.

 

izidor heta irena gjoka

Sondazh

Poll