Aktualitet

Furrë buke pa kushte higjieno-sanitare dhe markete pa etiketa në gjuhë shqipe, AKU gjobit disa subjekteve në vend

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi ndërprerjen e aktivitetit për subjektin në Tiranë si dhe janë marrë masat administrative me gjobë për pesë subjektet në vlerën e 550 000 lekëve dhe janë bllokuar 87 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.

23 Dhjetor 2023, 11:37 Nga r.ll
Furrë buke pa kushte higjieno-sanitare dhe markete pa etiketa në
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu referuar një denoncimi ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë, duke kryer inspektim në një furrë buke, e cila ushtronte veprimtarinë e saj, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Gjithashtu, në vijim të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kontrolleve të ushtruara në qarqet Durrës dhe Kukës janë konstatuar mangësi në etiketim në gjuhën shqipe për katër markete.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi ndërprerjen e aktivitetit për subjektin në Tiranë si dhe janë marrë masat administrative me gjobë për pesë subjektet në vlerën e 550 000 lekëve dhe janë bllokuar 87 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.

aku tirane

Sondazh

Poll