Aktualitet

Shoqëronte disa familjarë të gjyqtares Irena Gjoka, aksidentohet makina e Gardës, policia nis hetimet

Mësohet gjithashtu se pas aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të Gardës. Për rastin, policia ka nisur dhe një hetim për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

23 Dhjetor 2023, 08:08 Nga r.ll
Shoqëronte disa familjarë të gjyqtares Irena Gjoka, aksidentohet
foto ilustruese

TIRANË- Në aksidentin e ndodhur mbëmjen e djeshme është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte familjarë të gjyqtares, Irena Gjoka.

Burime bëjnë me dije se një punonjës policie teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të Gardës. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira si pasojë e shiut. Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.

Mësohet gjithashtu se pas aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të Gardës. Për rastin, policia ka nisur dhe një hetim për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

irena gjoka aksident ne tirane

Sondazh

Poll