Bota

Viti nuk mbyllet aq mirë, mbi 700 anëtarë stafi të një kompanie ajrore helmohen në darkën e krishtlindjeve

"Airbus Atlantic" është një degë e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, dhe ka të punësuar rreth 15,000 njerëz në pesë vende.

23 Dhjetor 2023, 10:44 Nga r.ll
Viti nuk mbyllet aq mirë, mbi 700 anëtarë stafi të një
foto ilustruese

FRANCË- Më shumë se 700 persona staf të kompanisë ajrore "Airbus Atlantic" dyshohet se janë helmuar në darkën e Krishtlindjeve të kompanisë, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Francë.

BBC raporton se pjesa më e madhe e punonjësve që përfunduan në spital kishte të vjella dhe diarre, ndërkohë, deri tani kompania nuk ka pasur një reagim mbi këtë ngjarje.

"Airbus Atlantic" është një degë e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, dhe ka të punësuar rreth 15,000 njerëz në pesë vende.

Në një incident të veçantë në Francë në fillim të këtij viti, një numër njerëzish u sëmurën dhe një shtetas grek vdiq, pasi u prek nga sëmundja e rrallë e shkaktuar nga ushqimi, botulizmi në një restorant në Bordo.

france airbus atlantic

Sondazh

Poll