Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nderon 136 kolegët e vrarë nga lufta në Gaza

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm erdhi një ditë pasi administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Achim Steiner njoftoi në një deklaratë vdekjen e punonjësit të agjencisë Issam Al Mughrabi së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij.

23 Dhjetor 2023, 08:43 Nga r.ll
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nderon 136 kolegët e
antonio guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres nderoi të shtunën 136 punëtorë të OKB-së të vrarë në Gaza gjatë 75 ditëve të fundit, duke e cilësuar humbjen e tyre si diçka që nuk është parë kurrë në historinë e OKB-së. 

Në një deklaratë  në X, Guterres tha se shumica e punëtorëve të OKB-së në Gaza ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

"Unë u bëj homazhe atyre dhe mijëra punonjësve të ndihmës që rrezikojnë jetën e tyre ndërsa mbështesin civilët në Gaza," tha ai, shkruan CNN.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm erdhi një ditë pasi administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Achim Steiner njoftoi në një deklaratë vdekjen e punonjësit të agjencisë Issam Al Mughrabi së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij. Ata u vranë në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës të premten.

okb lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll