Bota

A bleu Zelenskyy një vilë në Florida? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën

Dezinformimi duket se e ka origjinën nga faqja e internetit DC Weekly, e cila ndan përmbajtje pro ruse.

22 Dhjetor 2023, 22:28 Nga A.TH
A bleu Zelenskyy një vilë në Florida? Mediat
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka rënë pre e një “mashtrimi” mediatik. Në një shkrim të publikuar nga Euronews, Zelenskyy u akuzua se po arratistet nga Ukraina, ka aplikuar për nënshtëtësine amerikane dhe ka blerë një vilë në Florida me vlerë 20 milionë dollarë.

Por nga një verifikim i mediave të huaja del në pah mashtrimi. Së pari, është zbuluar origjina e publikimit të lajmit. Siç vërehet nga një gazetar me qendër në Shtetet e Bashkuara, dezinformimi duket se e ka origjinën nga faqja e internetit DC Weekly, e cila ndan përmbajtje pro ruse. Autorja e artikullit, Xhesika Devlin, cilësohet si një “gazetare e njohur”.

Megjithatë, ajo nuk ka asnjë punë tjetër të publikuar në internet dhe fotografia e saj e profilit rezultoi se përdorte identitetin e shkrimtares me bazë në Nju Jork, Judy Batalion. Për të verifikuar këto pretendime, The Cube fillimisht bëri një kërkim të kundërt të imazheve të fotove të rezidencës. Shtëpia e paraqitur në postim ndodhet në plazhin Ponte Vedra, më shumë se 300 kilometra nga vendndodhja e rezidencës së re të supozuar të Zelenskyy në Vero Beach, Florida.

Që nga 20 dhjetori, vila është ende në treg e listuar me afro 11 milionë dollarë në faqen e internetit Zillow. Në SHBA, të gjitha dokumentet e transaksioneve të pasurive të paluajtshme janë publike dhe të aksesueshme në internet. Shtëpia në fjalë është blerë në vitin 2019 për 6.3 milionë dollarë . Ajo iu shit një çifti nga Atlanta që punojnë në financa dhe janë ende pronarë aktualë, sipas të dhënave publike.

Kjo do të thotë se shtëpia nuk i përket Volodymyr Zelenskyy dhe gruas së tij, siç thuhet në postimet në mediat sociale. Sa i përket dokumentit që supozohet se tregon kërkesën e presidentit ukrainas për shtetësi, ai është gjithashtu i rremë. Për foton, Euronews zbuloi se dikush e kishte marrë nga faqja zyrtare e qeverisë ukrainase dhe u vunë re mospërputhje të tjera si fakti që çertifikata nuk kishte emrin e mesëm të Zelenskyy Oleksandrovych dhe as nënshkrimin e tij, të cilat të gjitha kërkohen me ligj.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll