Bota

FKS zbarkon në Shqipëri, do të kërkojnë 65-vjeçarin e humbur në lumin Buna

FKS ka njoftuar zyrtarisht në faqen e saj në Facebook se ka zbarkuar në Shqipëri për një mision shpëtimi.

22 Dhjetor 2023, 22:50 Nga h.k

KOSOVË- Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë dërguar në Shqipëri një skuadër për të kërkuar trupin e një qytetari nga Mitrovica, që rezulton të ketë humbur në lumin Buna pranë Shkodrës. FKS ka njoftuar zyrtarisht në faqen e saj në Facebook se ka zbarkuar në Shqipëri për një mision shpëtimi. Në ndihmë të forca të Kosovës do të jenë dhe ekipet shqiptare të sigurisë. 

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e FSK-së

Sipas njoftimeve zyratre në 17 dhjetor dyshohet se një 65-vjeçari nga Kosova është mbytur në lumin Buna aksidentalisht pasi ishte për të peshkuar. 

humbje ne bune

Sondazh

Poll