Bota

Të dyshuar se kanë lidhje me ISIS-in/ Policia turke arreston më shumë se 300 persona në 32 qytete

Turqia pësoi sulme të shumta terroriste midis 2015 dhe 2017, disa prej të cilave i atribuoheshin ISIS-it.

22 Dhjetor 2023, 21:41 Nga A.TH
Të dyshuar se kanë lidhje me ISIS-in/ Policia turke arreston më
Stambolli

TURQI- Policia në Turqi ka arrestuar më shumë se 300 persona pasi dyshohet se kanë lidhje me grupin militant të Shtetit Islamik (ISIS), gjatë një operacioni i shtrirë në të gjithë vendin. Lajmi u konfirmuar nga Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya. Stambolli dhe kryeqyteti, Ankaraja, ishin ndër 32 vendodhjet ku u krye operacioni i policisë.

“Rreth 86 persona u arrestuan vetëm në qytetin e Stambollit”, tha Yerlikaya.

Turqia pësoi sulme të shumta terroriste midis 2015 dhe 2017, disa prej të cilave i atribuoheshin ISIS-it. Në janar 2017, një sulm në një klub nate në Stamboll, i pretenduar nga ISIS, la 39 të vdekur, ndërsa 109 njerëz u vranë në tetor 2015 në një sulm tjetër që i atribuohet grupit xhihadist përballë stacionit qendror të Ankarasë.

ali yerlikaya isis

Sondazh

Poll