Bota

Në mes të konfliktit/ BE i jep 118.4 milionë euro ndihmë Autoritetit Palestinez

Kjo ndihmë e re do të ndihmojë në hënien e pagave të nëpunësve civilë, përfitimet sociale për familjet e cënueshme, transferimet mjekësore në spitalet në Jerusalemin Lindor dhe do të mbështesë funksionimin e duhur të institucioneve palestineze.

22 Dhjetor 2023, 20:32 Nga A.TH
Në mes të konfliktit/ BE i jep 118.4 milionë euro ndihmë
Komisioni Evropian

BRUKSEL- Komisioni Evropian miratoi sot një paketë ndihme për Autoritetin Palestinez prej 118.4 milionë euro. Kjo ndihmë e re do të ndihmojë veçanërisht dhënien e pagave të nëpunësve civilë në Bregun Perëndimor, përfitimet sociale për familjet e cenueshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor, transferimet mjekësore në spitalet në Jerusalemin Lindor dhe do të mbështesë funksionimin e duhur të institucioneve palestineze.

“Situata në Gaza dhe Bregu Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor, është shumë shqetësuese. Tashmë kemi katërfishuar ndihmën tonë humanitare për Gazën. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të fondeve tona, ne po njoftojmë gjithashtu ndihmën shumë të nevojshme për Autoritetin Palestinez”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Sipas saj, BE-ja mbetet donatori më i madh ndërkombëtar i ndihmës për palestinezët dhe aktualisht po shqyrtohet një grup më i gjerë masash afatmesme për vitin e ardhshëm, për të kontribuar në stabilitetin ekonomik dhe politik të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

komisioni evropian

Sondazh

Poll