Bota

Ndihmë e gjerë dhe e menjëhershme për Gazën/ Shefi i OKB-së: Problemi është ofensiva e Izraelit

Rezoluta parashikon shpërndarje të gjerë të ndihmave humanitare, ndaj, sipas tij, armëpushimi humanitar është zgjidhja e vetme e situatës aktuale.

22 Dhjetor 2023, 21:04 Nga I.A
Ndihmë e gjerë dhe e menjëhershme për Gazën/ Shefi i
Antonio Guterres

GAZA- Në përfundim të miratimit të rezolutës në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, shefi i saj, Antonio Guterres deklaroi se Izraeli është problemi i vërtetë që nuk lejon shpërndarjen e ndihmave në Gazë. Rezoluta parashikon shpërndarje të gjerë të ndihmave humanitare, ndaj, sipas tij, armëpushimi humanitar është zgjidhja e vetme e situatës aktuale.

“Problemi i vërtetë është se mënyra se si Izraeli po kryen këtë ofensivë po krijon pengesa masive për shpërndarjen e ndihmave humanitare brenda Gazës. Një armëpushim humanitar është mënyra e vetme për të filluar plotësimin e nevojave të dëshpëruara të njerëzve në Gaza dhe për t'i dhënë fund makthit të tyre të vazhdueshëm”, deklaroi Guterres.

Rezoluta u miratua pas disa ditësh negociatash, pasi teksti fillestar i saj nuk u pranua nga Shtetet e Bashkuara. Duke mos dashur të përsëritej një veto amerikane si ajo në fillim të këtij muaji, vendet anëtare pranuan rishikimin e tekstit të rezolutës. Ajo parashikon shpërndarje të gjerë dhe të menjëhershme të ndihmave humanitare në Gazë si dhe krijimin e kushteve për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll