Politike

Rama takohet me Ministrin e Jashtëm italian: Gati për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali

Tajani erdhi ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Shqipëri. 

22 Dhjetor 2023, 18:55 Nga I.A
Rama takohet me Ministrin e Jashtëm italian: Gati për firmosjen e
Antonio Tajani dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se më në fund janë gati për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali. Tajani erdhi ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Shqipëri. 

Postimi i Plotë:

Kryeministria - Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali

edi rama antonio tajani

Sondazh

Poll