Politike

VIDEO/ Këshilltarët e opozitës i japin prangat Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Blushi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2024 për Bashkinë Tiranë, i dorëzoj Veliajt prangat, duke i theksuar se kjo është dhuratë për Vitin e Ri

22 Dhjetor 2023, 16:28 Nga I.A
VIDEO/ Këshilltarët e opozitës i japin prangat Erion Veliajt
Erion Veliaj

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i "dhuron" një palë pranga Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Blushi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2024 për Bashkinë Tiranë, i dorëzoj Veliajt prangat, duke i theksuar se kjo është dhuratë për Vitin e Ri. Sipas Blushit, prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale

"Dhurata që meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve. Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale. Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite. Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës. Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara. Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji," i tha Blushi Veliajt.

 

Në pak sekonda, mbledhja është ndërprerë dhe është thirrur policia bashkiake për të nxjerrë jashtë Blushin. Ky incident shënoi mbledhjen ku u votua pa diskutime buxheti i vitit 2024 për Bashkinë e Tiranës.

 

tedi blushi erion veliaj

Sondazh

Poll