Politike

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon padinë e Bashës

Mësohet se shkak për rrëzimin e padisë, Gjykata Kushtetuese nënvizon se çështja nuk është në interesin e subjektit Partia Demokratike. 

22 Dhjetor 2023, 14:54 Nga I.A
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Lulzim Bashës dhe grupit të deputetëve të tij, për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Mësohet se shkak për rrëzimin e padisë, Gjykata Kushtetuese nënvizon se çështja nuk është në interesin e subjektit “Partia Demokratike”. 

Mes subjekteve që mund të dorëzojnë padi në Kushtetuese për një çështje të caktuar janë, Kryeministri, Presidenti dhe 1/5 e deputetëve. Por në këtë rast, kërkesa e dorëzuar nga Basha si kryetar i PD, nuk legjitimohet për shkak se marrëveshja nuk është në interesin e partisë politike.

Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata. Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen. Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane pak javë më parë dhe u dërgua në parlament për miratim. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve./Dosja.al

marreveshja rama-meloni shqiperia marreveshje me italine per emi

Sondazh

Poll