Politike

"Qeveria i fshehu raportin Kushtetueses"/ Zhupa publikon dokumentin: UNESCO kundër koncesionit në Butrint

Zhupa shprehet se Ministria e Kulturës ia ka fshehur raportin Kushtetueses dhe shton duke thënë se përfaqësuesit e kanë mohuar raportin.

22 Dhjetor 2023, 14:21 Nga h.k
"Qeveria i fshehu raportin Kushtetueses"/ Zhupa publikon dokumentin:
Ina Zhupa

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar ditën e sotme në adresën e saj në Facebook një status bashkëngjitur një dokumenti që sipas saj, tregon raportin e UNESCO-s kundër koncesionit në Butrint. Zhupa shprehet se Ministria e Kulturës ia ka fshehur raportin Kushtetueses dhe shton duke thënë se përfaqësuesit e kanë mohuar raportin.

Nga ana tjetër Zhupa i kërkon Gjykatës Kushtetuese të kërkojë raportin e mohuar dhe të fshehur sipas saj nga qeveria si një provë e cila tregon se Butrinti nuk duhet të jepet me koncesion. 

Reagimi i deputetes së PD-së Ina Zhupa: 

Gjykatës Kushtetuese i është fshehur raporti i UNESCO i misionit të tetorit 2022 dhe është mashtruar gjatë procesit gjyqësor nga Këshilli i Ministrave sikur ky raport nuk ekziston.

Ne sot kemi provën zyrtare, ku na informon zyrtarisht që raporti i monitorimit i është cuar Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe shteti palë Shqipëria nuk ka dhënë autorizim ta publikojnë.

Ky raport ishte ai që kërkojmë ne si provë i gjithë kundërshtimeve që ka UNESCO kundra modelit me koncesion të Butrintit. Këtë raport e kërkoi Gjykata Kushtetuese dhe dha afat deri në 30 nëntor. Në gjykata unë ju thashë nga burimet e komunikimeve me telefon ky raport kishte ardhur dhe e kishte qeveria shqiptare. Kryetarja Holta Zacaj pyeti përfaqësuesin e qeverisë dhe mashtroi dha që nuk ka raport, cfare kishim i kemi dhënë.

Mashtroi duke sajuar edhe një email në 11 natës me ambasadoren tonë në UNESCO. Turpi është që në mashtrim përfshinë edhe ambasadoren duke e detyruar të shkruante që ska raport dhe duke cituar një datë pa lidhje me gjykimin.

A ka nevojë për më shumë prova Gjykata Kushtetuese sesa ky mashtrim dhe fshehje e raportit të misionit të UNESCO.

Citoj shkresën:

Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit  të misionit të të përbashkëtë Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, ju lutemi të jeni ë informuar se ky raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërorenë Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore”

Fshehja është tipar i krimit, tipar i atyre që janë të zhytur në paligjshmëri. Ndryshe raporti do ishte kudo, po tju vinte pas qejfi të qeverisë.

I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të marr raportin që e ka kërkuar vetë nga Këshilli i Ministrave dhe të ndaloj sa më shpejt këtë koncesion, duke respektuar kushtetutën e vendit dhe duke mbrojtur historinë, identetin dhe trashëgiminë kombëtare.

butrini ina zhupa

Sondazh

Poll